OKB bën thirrje për 5.5 miliardë dollarë ndihmë për sirianët në vendet fqinje

Mos i humb

Institucionet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe partnerët e saj, kanë bërë thirrje për fondin e ri të vitit 2019 prej 5.5 miliardë dollarë për mbështetjen 5 milionë e 650 mijë sirianëve që ndodhen në Turqi dhe në vendet fqinje pranë Sirisë.

Amin Awad, drejtor pranë Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, në një deklaratë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka bërë të ditur se në vendet fqinje kryesisht në Turqi, Jordani dhe Liban ndodhen 5 milionë e 650 mijë e 497 sirianë të regjistruar.

Vendet pritës janë treguar shumë bujarë me sirianët dhe për mbështetjen e miliona sirianëve në kuadër të Planit Rajonal për Refugjatë dhe Përshtatshmëri 2019-2020 (3RP), institucionet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe partnerët e saj, kanë bërë thirrje për fondin e ri të vitit 2019 për të cilin nevojiten 5.5 miliardë dollarë, tha Awad.

Ndër të tjera Awad ka përmendur edhe rikthimin e sirianëve nga vendet fqinje drejt vendit të tyre ku ka theksuar se “Në këtë fazë parashikojmë që në vitin 2019 të rikthehen 250 mijë sirianë. Kjo shifër mund të rritet ose të ulet në varësi të ritmit të punës sonë dhe eliminimit të pengesave gjatë rikthimit”.

Awad është shprehur se në Turqi jetojnë 3 milionë e 607 mijë e 563 sirianë të regjistruar si dhe në Turqi kanë lindur 700 mijë fëmijë sirianë, që është shifra më e lartë në botë.

“Refugjatët në Turqi kanë të drejtën e qasjes në të gjitha mundësitë duke përfshirë arsimin dhe shërbimet shëndetësore”, tha Awat, i cili në lidhje me arsimimin e sirianëve ka theksuar se, “Është një model që duhet ndjekur”.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e UNHCR-së mësohet se 70 për qind e sirianëve në nevojë në vendet fqinje janë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit