OKB: Çdo fjalë është e tepërt, përleshjet në Siri ende vazhdojnë

Mos i humb

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, deklaroi se përskaj armëpushimit humanitar, në Siri edhe më tej vazhdojnë përleshjet e armatosura.

“Gjendemi në një situatë ku çdo fjalë është e tepërt. Nga dita e parë e luftës në Siri, ne kërkojmë fundin e konfliktit të armatosur. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së injorohen plotësisht”, tha Dujarric në konferencën për media në selinë e OKB-së në New York.

Ai gjithashtu kujtoi fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili më parë tha se është koha për t’i dhënë fund ferrit në Gutën Lindore dhe se rezoluta e fundit e KS të OKB-së për një armëpushim një mujor në Siri do të kishte kuptim vetëm nëse zbatohet plotësisht.

Dujarric përsëriti se nevojitet që të gjithë aktorët e përleshjeve në Siri, si dhe vendet që i mbështesin, të përfundojnë përleshjet dhe në këtë mënyrë të ndërpresin vuajtjet e popullit sirian.

Krahas rezolutës së miratuar të KS-OKB-së për vendosjen e armëpushimit një mujor në Siri, forcat lojale të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad edhe sot sulmuan vendbanime në Idlib.

KS i OKB-së fundjavën e kaluar miratoi reziolutën me të cilën kërkohet vendosja urgjente e armëpushimit një mujor në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit