OKB dërgon 112 maune me ndihma humanitare në Idlib

Mos i humb

Maunet që transportonin ndihma të OKB-së kaluan vendkalimin kufitar Cilvegoz, në qarkun Reyhanli, në qytetin turk Hatay.

Autoritetet konfirmuan se ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në Idlib dhe zonave përreth rurale që tashmë me vite jetojnë në kushte të rënda.

Nga OKB-ja njoftojnë se në pesë muajt e parë të vitit 2020 në Idlib janë dërguar 1.479 maune me ndihma humanitare.

Në vendkalimin kufitar Cilvegoz kaloi edhe ndihma humanitare e cila është siguruar nga ana e organizatave joqeveritare që veprojnë në Turqi dhe vendet tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit