OKB: E papranueshme burgosja e gazetarëve në Mianmar

Mos i humb

Njeriu i parë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është i shqetësuar për shkak të burgosjes së gazetarëve në Mianmar, duke u bërë thirrje autoriteteve të këtij vendi që të rishqyrtojnë aktvendimin e djeshëm që ju dha dy gazetarëve të agjencisë Reuters.

“Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres është i shqetësuar për shkak të lajmeve për aktvendimin e gjykatës mianmarase e cila me shtatë vite i dënoi gazetarët Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo. Guterres bën thirrje për shqyrtimin e këtij vendimi”, tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric.

Duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe qasjen në informacione, Dujarric tha se kreu i OKB-së Guterres paralajmëron autoritetet e Mianmarit për respektimin e detyrueshëm të të drejtave të njeriut.

“Është e papranueshme që gazetarët të gjykohen dhe të burgosen për shkrimet mbi shkeljet e ashpra të të drejtave themelore të njeriut të pakicës muslimane në Arakan”, porositi Dujarric.

Gjykata në Yangon dje shqiptoi dënim me shtatë vjet burg për dy gazetarët që vitin e kaluar e kaluan në paraburgim në këtë vend. Gjykata i ngarkon për shkelje të Ligjit për Sekret Shtetëror./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit