OKB e shqetësuar për sulmet e regjimit të Asadit në kampin e refugjatëve Jermuk

Mos i humb

Zv/sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështjet Humanitare, Mark Lowcock, tha se janë shumë të shqetësuar për sulmet e kryera nga forcat e regjimit të Bashar al Asadit kundër kampit Jermuk, ku jetojnë refugjatët palestinezë në jug të kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Lowcock, ka vënë në dukje se po zhvillohen sulme intensive në rajonin ku ndodhet kampi Jermuk në pjesën nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH dhe se koston e këtyre sulmeve po e paguajnë refugjatët palestinezë.

“Jemi shumë të shqetësuar nga ‘veprimet ushtarake të neveritshme’ në Jermuk. Jemi të shqetësuar për çështjen e humbjes së jetëve të civilëve. Gjithashtu kam dëgjuar se janë kryer sulme në drejtim të Damaskut nga Jermuk-u (DEASH-i)”.

Më tej Lowcock ka bërë të ditur se nuk kanë qasje në Gutën Lindore të cilën forcat e regjimit e kanë marrë plotësisht nën kontroll, ku për këtë arsye nuk kanë dijeni të plotë se sa civilë jetojnë në rajon.

Duke folur edhe situatën në Idlib, ai tha se “Jemi shumë shqetësuar. Vërejmë se vazhdojnë konfliktet dhe bombardimet në pjesën jugore të Idlibit. Fatkeqësisht nuk kemi mundësinë e qasjes ashtu sikurse dëshirojmë në rajon. Po ashtu civilët në disa zona të Idlibit kanë nevojë për mbrojtje”.

Rreth 100 mijë civilë ndodhen nën rrethim

Kampi Jermuk ku jetojnë kryesisht refugjatët palestinezë 8 km në jug të Damaskut, është një hapësirë e shtrirë me një sipërfaqe prej 16 km katrorë, ku pjesa prej 8 km katrorë në perëndim ndodhet nën kontrollin e DEASH-it, ndërsa pjesa në lindje prej 7 km katrorë nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Dhe pjesën prej një 1 km katror në veri të kampit Jermuk mes forcave të regjimit dhe DEASH-it është nën kontrollin e një prej grupeve të armatosura kundër regjimit (Hejet Tahrir Damask).

Në pjesën nën kontrollin e DEASH-it në Jermuk jetojnë përafërsisht prej 5 vitesh nën rrethimin e regjimit të Asadit dhe grupeve të mbështetura nga Irani 2.500 familje shumica të cilët janë kryesisht refugjatë palestinezë. Ndërsa në pjesën nën kontrollin e ULS-së ndodhen në rrethim rreth 100 mijë civilë.

Forcat e regjimit pasi morën nën kontroll Gutën Lindore, të enjten e kaluar filluan sulme intensive në Jermuk, ku dhe si pasojë humbën jetën 20 palestinezë. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit