OKB: Futja e frenimit automatik në automjete u mbështet nga 40 vende

Mos i humb

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se 40 vende, përfshirë Japoninë dhe Bashkimin Europian, por jo Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, u pajtuan që vitin e ardhshëm makinat e reja dhe automjetet e lehta komerciale të pajisen me një sistem frenimi automatik.

Komisioni Ekonomik i OKB për Europën (UNECE) njoftoi të martën se projekt-marrëveshja, e cila u arrit më 1 shkurt, do të miratohet zyrtarisht në qershor të këtij viti.

Rregullorja do të kërkojë që të gjitha automjetet e shitura të jenë të pajisura me teknologji që lejon senzorët të monitorojnë sa afër janë për këmbësorët ose objektet.

Ajo ka aftësinë për të aktivizuar automatikisht frenat, nëse një përplasje konsiderohet e pashmangshme dhe nëse shoferi nuk është i gatshëm të reagojë me kohë në një situatë të caktuar.

Masa do të zbatohet për automjetet me shpejtësi më të ulët, deri në 60 kilometra në orë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit