OKB: Gjykimi për vrasjen e Khashoggit jotransparent, dënimet joproporcionale me krimin

Mos i humb

Gjyqi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi ishte jotransparent dhe dënimet janë joproporcionale me krimin e kryer, thanë Kombet e Bashkuara (OKB).

Lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, në Arabinë Saudite pesë persona u dënuan me 20 vite burg, kurse tre me burgim nga shtatë deri në 10 vite.

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë ulur dënimin me burg për pesë persona të cilët më parë ishin dënuar me vdekje. 

Një gjykatë në Stamboll në mes të prillit konfirmoi padinë prej 117 faqesh të ngritur nga zyra e prokurorit turk kundër gjithsej 20 shtetasve sauditë të dyshuar për vrasjen e Khashoggit, për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

Seanca e parë filloi më 3 korrik para Gjykatës së 11-të Penale në Stamboll, pa praninë e të akuzuarve. Seanca filloi me leximin e një përmbledhje të aktakuzave dhe vazhdoi me dëshminë e Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit të vrarë Khashoggi. Ajo erdhi në seancë e shoqëruar nga avokati.

Midis të akuzuarve janë Ahmad Mohammad Asiri dhe Saud Al Qahtani, të cilët akuzohen për planifikimin e vrasjes së Khashoggit që nga fillimi duke caktuar ekzekutorët dhe duke i urdhëruar. Për të dy kërkohen dënime të shumëfishta me burgime të përjetshëm, kurse 18 personat e tjerë të përfshirë në aktakuzë akuzohen gjithashtu për vrasje me paramendim dhe tortura mizore ndaj viktimës.

Ata fillimisht planifikuan të kthejnë Khashoggin në Arabinë Saudite dhe gjithashtu kishin një plan për të likuiduar me mbytje nëse viktima nuk pranonte të shkonte me ta. Për 18 të pandehurit kërkohen dënime të shumëfishta me burgime të përjetshëm.

Të akuzuarit janë Mansur Osman Abu Huseyin, Maher Abdulaziz M. Mutreb, Salah Muhammed A. Tubaigy, Mustafa Muhammed M. Al-Madani, Saif Saad Q. el-Kahtani, Thaar Ghaleb T. Alharbi, Badr Lafi M. Alotaibi, Turki Musharraf M Alshehri, Fahad Shabib A. Albalawi, Waleed Abdullah M. Alshehri, Muhammed Saad H. Alzahrani, Naif Hasan S. Alarifi, Abdulaziz Muhammed M. Alhawsawi, Halid Aedh G. Alotaibi, Meshal Saad M. Albostani, Muflih Shaya M. Almuslih, Ahmed Abdullah A. Almuzaini dhe Saad Muid Alqarni.

Khashoggi, një kolumnist për “The Washington Post”, u vra nga një grup operativësh sauditë menjëherë pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018. Pas mohimit disa ditësh, autoritetet saudite pranuan se Khashoggi u vra, dhe më pas një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi pesë të akuzuarit me vdekje.

Tre të akuzuar të tjerë morën dënime me burg në total 24 vjet. Bashkëpunëtorët e ngushtë të Princit Bin Salman janë liruar nga të gjitha akuzat.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një raport me 101 faqe pohon se vrasja e Khashoggit ishte një akt që Arabia Saudite kreu me paramendim. Raporti thotë se ka prova të vlefshme për nevojën e një hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të lartë sauditë në atentat, përfshirë Princin Bin Salman.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit