OKB: Gjykimi saudit në vrasjen e Khashoggit “nuk mjafton”

Mos i humb

Zëdhënësja e Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, tha se gjykimi që zhvillohet në Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi “nuk është mjaftueshëm”.

Duke folur për gazetarët në Gjenevë, Shamdasani përsëriti thirrjen e zyrës për një hetim të pavarur “me përfshirje ndërkombëtar” në incident.

“Që nga fillimi i këtij rasti, ne kemi qenë këmbëngulës për drejtësi. Ne kemi bërë thirrje për një hetim të pavarur me përfshirjen ndërkombëtare”, tha Shamdasani.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë gjykim që po ndodh në Arabinë Saudite, por kjo nuk është e mjaftueshme”, shtoi ajo.

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kërkimin e dënimeve me vdekje për 5 të dyshuarit nga një prokuror saudit, Shamdasani tha se zyra e të drejtave e OKB-së gjithmonë kundërshtoi dënimin me vdekje.

Seanca e parë e të dyshuarve në rastin e vrasjes së Khashoggit u mbajt gjatë ditës së djeshme në kryeqytetin saudit, Rijad.

Mediat lokale raportuan se një gjykatë penale në Rijad mbajti seancën gjyqësore për 11 të pandehur, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga Prokuroria Publike Saudite.

Prokuroria Publike kërkoi dënimin me vdekje për 5 të pandehur.

Khashoggi, një kontribues i “The Washington Post”, u zhduk pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas disa shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi e pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit