OKB kërkon ndalimin urgjent të sulmeve në Idlib

Mos i humb

Zëvendës koordinatori i OKB-së për Ndihmë Humanitare në Krizën Siriane, Mark Cutts, ka reaguar ndaj sulmeve të regjimit të Bashar al-Assad dhe ka kërkuar t’u jepet fund sulmeve që kanë në objektiv civilët.

Në një deklaratë me shkrim, Cutts tha se regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij vazhdon sulmet intesive kundër vendbanimeve civile brenda kufijve të Zonës për uljen e tensioneve në Idlib.

Ai tha se dhjetëra civilë kanë humbur jetën në sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij të kryera dje ndaj rajoneve Marratinnuman dhe Serakib në Idlib. Cutts tha se sulmet në fjalë janë sulmet më të përgjakura kohën e fundit.

“Shumica e viktimave të sulmit janë gra dhe fëmijë. Në mesin e atyre që u vranë ka edhe punonjës të shëndetësisë dhe kërkim-shpëtimit. Trupat janë shpërbërë. Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për të shpëtuar personat që kanë mbetur nën rrënoja”, tha Cutts.

Ai bëri thirrje për t’u dhënë fund urgjentisht sulmeve dhe ka vënë theksin se nuk ka shpjegim që civilët dhe infrastruktura të vnedoset në objektiv.

Situata në Idlib

Të paktën 50 civilë humbën jetën nga sulmet ajrore dhe me artileri të cilat avionët rusë dhe forcat e regjimit të Bashar al-Assad kryen dje në rajonet Marratinnuman, Serakib, Bıdama, Kefrenbil dhe Keferruma në zonën e Reduktimit të Tensioneve Idlib .

Idlibi që prej fillmit të luftës së brendshme cilësohet si një bastion i opozitës siriane, ku jetojnë rreth 4 milionë banorë. Ai kaloi nën kontrollin e opozitarëve në mars 2015 dhe ndodhet në krye të rajoneve që regjimi vendos intensivisht më së shumti në obejtivin e tij.

Turqi, Rusia dhe Irani në takimin e mbajtur në Soçi më 17 shtator të vitit 2018 u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe u shpall zonë deeskalimi për civilët. Por, forcat e regjimit dhe mbështetësit e tij pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar vazhdojnë sulmet e tyre.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Rusisë dhe Turqisë në muajin shtator.

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 606 civilë janë vrarë nga të cilët 157 fëmijë dhe 111 gra nga sulmet e regjimit në Idlib në periudhën nga 26 prilli deri më 12 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit