OKB: Koalicioni i SHBA-ve mund të ketë kryer krime lufte në Siri

Mos i humb

Izrael, konfirmohet rasti i parë me koronavirus

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë në vend u përcaktua koronavirusi i ri (Covid-19) tek një person, (AA).

Erdoğan: Numri i pjesëtarëve të neutralizuar të regjimit është rreth 150

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se sipas të dhënave të fundit, numri i pjesëtarëve të neutralizuar të regjimit është...

Facebook t’i përshtatet BE-së/ Kërkesa e Brukselit për rrjetin social

Komisioneri i BE-së për Industrinë, Thierry Breton, tha se është Facebook ai që duhet të përshtatet me standardet e Evropës dhe jo e anasjellta. Ai...

Skemë e re punësimi, ja çfarë kriteresh duhet të plotësoni për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar

Punëtorët e thjeshtë, pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe pas Brexit. Qeveria ka njoftuar për rregulloren e...

Komisioni hetimor i KB-ve për Sirinë lëshoi sot një raport prej 21 faqe duke thënë se aktet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, regjimi sirian dhe Rusia mund të jenë krime lufte.

Sipas raportit, sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequra nga SHBA nuk morën, ose nuk arritën, të marrin masa të mjaftueshme për të dalluar civilët nga objektivat ushtarake.

“Fillimi i sulmeve pa dallim që rezultan me vdekje ose dëmtim të civilëve është një krim lufte në rastet në të cilat sulme të tilla kryhen në mënyrë të pamatur”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetur nga SHBA., zhvilluan operacione në shkallë të gjerë në Siri, të cilat ” çuar në shkatërrimin gati të plotë të qyteteve dhe fshatrave”.

Turqia e shikon SDF-në si pjesë të YPG-së, që është dega siriane e grupit terrorist të PKK-së i cili ka vrarë mbi 40,000 persona përfshirë foshnje, fëmijë dhe gra në fushatën e tij terroriste dekada të tëra.

Regjimi sirian dhe Rusia po ashtu u dënuan për agresionin e tyre në provincën veri-perëndimore të Idlibit në Siri.

Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtatorin e kaluar për ta kthyer Idlibin në një zonë të deskalimit, në të cilin aktet e agresionit janë të ndaluara shprehimisht.

Regjimi sirian, megjithatë, ka shkelur vazhdimisht kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së deeskalimit.

Këto palë, në raportin e KB-ve, akuzohen se shënjestruan objektet shëndetësore, shkollat, zonat e tregut dhe zonat bujqësore, të cilat mund të jenë “krime lufte”.

Civilët janë ata që mbajnë barrën e agresionit në Idlib nga regjimi dhe Rusia dhe miliona njerëz sot rrezikojnë të migrojnë në vendet e afërta, veçanërisht Turqinë, e cila aktualisht është shtëpia e mbi 3,6 milion refugjatëve sirianë.

Sipas KB-ve, më shumë se 1.000 civilë u vranë brenda dhe rreth zonës së deeskalimit në Idlib gjatë katër muajve të fundit, që do të thotë se agresioni i mëtutjeshëm në qytet mund të shkaktojë një tragjedi humanitare “më të rëndë se ajo në vitin 2015”, duke iu referuar fluksit masiv të refugjatëve sirianë në Turqi dhe Evropë.

Siria gjendet në një luftë shkatërruese civile që filloi në vitin 2011 kur regjimi i Asadi shtypi protestat pro-demokratike me një egërsi të papritur.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt, sipas shifrave të KB-ve.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Si ta ndalojmë Alexa-n që të mos regjistrojë bisedat private

E vetmja mënyrë për të ndaluar regjistrimin e Amazon Alexa në shtëpi është ta ndalni atë. Nëse nuk dëshironi...

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët Fjala është...

Kur jemi duke fjetur mund të mësojmë një gjuhë të huaj, e pohon shkenca

Ndërsa ne nuk mund të punojmë ose gatuajmë saktësisht në të njëjtën kohë, truri ynë është shumë aktiv teksa jemi në gjumë

Kaçamak me kërpudha

Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë… Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë! –...

Si të kuptoni nëse dikush ka hapur email-in që i keni dërguar

Për dallim nga mesazhet me tekst, të cilat vijnë me njoftimin kur lexohet mesazhi, të dish nëse një person ka lexuar apo...