OKB: Mijëra terroristë të DEASH-it ende aktiv në Siri dhe Irak

Mos i humb

 

 Pavarësisht mposhtjes së saj, vlerësohet se nga 20 deri 30 mijë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH ende ndodhen në territorin e Sirisë dhe Irakut, thuhet në raportin e publikuar të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Raporti i cili merret me organizatat terroriste DEASH dhe Al-Kaeda, i cili u prezantua para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thekson se një numër i vogël i pjesëtarëve të DEASH-it kanë ikur në Afganistan, ku ndodhen rreth 3.500 deri 4.500 terroristë. Po ashtu theksohet se rreth 3-4 mijë militantë ndodhen në Libi.

Sipas raportit, edhe pse është mposhtur ushtarakisht në vitin 2017, DEASH ka gjetur mënyra për t’u rigrupuar në fillim të këtij viti. Në të gjithë Sirinë dhe Irakun, ka arritur të përtërijë strukturën dhe të themeloj “rrjetin e fshehur”.

Me që duket se kërcënimi nga DEASH është eliminuar, OKB thekson se ende ekzistojnë të ashtuquajturat “celula të fjetura” në Irak, të cilat mund të organizojnë sulme edhe në territoret të cilat nuk i mbajnë nën kontroll.

Njëkohësisht, në Somali, Jemen dhe Azinë e Jugut, Al-Kaeda ka treguar një rezistencë krahasuar me DEASH-in. Në Jemen, ndodhen mes 6-7 mijë luftëtarë të Al-Kaedës, dhe diku 250-500 pjesëtarë të DEASH-it.

Organizata terroriste Al-Shabaab e cila është e lidhur me Al-Kaedën, është më e fuqishme në Somali dhe ka kryer një numër sulmesh në dhe rreth qytetit Mogadishu.

Al-Kaeda po ashtu është aktive edhe në rajonin afrikan të Sahel-it, në kufi midis Nigerisë dhe Malit, ku përmes saj vërehen edhe grupet besnike Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin, thuhet ndër të tjera në raportin e OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit