OKB: Në janar rreth 60 fëmijë u vranë në Siri

Mos i humb

Sipas OKB-së, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve dhe luftimet në Siri kanë lënë 59 fëmijë të vdekur vetëm në muajin janar.

Drejtori rajonal për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut i OKB-së për Fondin e Fëmijëve (UNICEF), Geert Cappelaere, përmes një deklarate me shkrim tha se në muajin janar konfliktet dhe dhuna në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë shkaktuar vdekjen e një numri të madh fëmijësh.

“Ata u vranë në konfliktet që vazhdojnë, sulme vetëvrasëse ose të ngrirë deri në vdekje, përderisa iknin nga grupe luftarake aktive”, tha Cappelaere.

Ai tha se vetëm në janar, përshkallëzimi i dhunës në Irak, Libi, Palestinë, Siri dhe Jemen ka marrë jetën e të paktëve 83 fëmijëve. Derisa një fëmijë u vra në një shtëpi të bllokuar në qytetin e vjetër të Mosulit në Irak, një djalë u qëllua për vdekje në një fshat afër Ramallahut në Palestinë.

Në deklaratën e Cappelaere-t theksohet se në mes të një stuhie të ashpër dimri në Liban, 16 refugjatë, duke përfshirë katër fëmijë, ngrinë nga i ftohti derisa po iknin nga lufta në Sirinë fqinje.

“Jo qindrave, jo mijërave, por milionave fëmijë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën Veriore u është vjedhur fëmijëria e tyre, të sakatuar për jetën, traumatizuar, arrestuar dhe ndaluar, të shfrytëzuar, penguar të shkojnë në shkollë dhe të marrin shërbimet shëndetësore më thelbësore”, theksohet në deklaratën e Cappelaere-t./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit