OKB paralajmëron: Ksenofobia dhe racizmi në rritje

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i OKB –së, Antonio Guterres, ka dënuar rritjen e ksenofobisë, racizmit dhe jotolerancës dhe tha se të drejtat e njeriut janë në rënie.

Shefi i OKB-së filloi takimet e nivelit të lartë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut duke shprehur alarm në “zvogëlimin e hapësirës qytetare” ku në shënjestër janë gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, njofton Klan Kosova.

Guterres tha se mbi 1000 gazetarë dhe aktivistë të drejtave të njeriut janë vrarë gjatë tre vjetëve të fundit.

Katër aktivistë të mjedisit, kryesisht indigjenë në rajonet e tyre, u vranë mesatarisht çdo javë vitin e kaluar, tha ai.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur mbrojtësit dhe t’i japim fund ndëshkimeve kundër atyre që ndajnë historitë e tyre për të drejtat e njeriut”, tha Guterres.

Ai gjithashtu shprehu shqetësime rreth pabarazisë ekonomike dhe paralajmëroi se “të dhëna të mëdha” dhe teknologji të identifikimit të fytyrës po keqpërdoren.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit