OKB paralajmëron për përhapjen e virusit HIV në Egjipt

Mos i humb

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëron për përhapjen e virusit HIV në Egjipt, ku numri i rasteve të reja është në rritje me rreth 40 për qind në vit, kurse përpjekjet për të luftuar epideminë janë vështirësuar për shkak të stigmës sociale dhe mungesës së fondeve për luftën kundër virusit.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, virusi që shkakton AIDS-in më së shumti prek të rinjtë dhe adoleshentë sesa grupet e tjera shoqërore.

Egjipti me rreth 95 milionë banorë, është menjëherë pas Iranit, Sudanit dhe Somalisë për nga shpejtëisa e përhapjes së epidemisë, thonë të dhënat e OKB-së.

Në këtë vend, pacientët shpesh burgosen nën akuza të ndryshme, të braktisur nga shoqëria. Sëmundja lidhet me homoseksualizmin, e cila nuk është në mënyrë eksplicite e paligjshme, por besohet gjerësisht se është një vepër e drejtuar kundër fesë dhe natyrshmërisë në këtë vend konservator.

“Çdo vit vjen deri te rritja e numrit të rasteve të reja për 25 deri 30 për qind. Kjo për ne është alarmante duke patur parasysh në rritjen e numrit të të infektuarëve dhe diskontinuitetin e donatorëve për finacimin e trajtimit”, deklaroi Ahmed Khamis, nga Agjencia e OKB-së për AIDS-in.

Vlerësimet e numrit të njerëzve që jetojnë me HIV në Egjipt ndryshojnë. Sipas UNAIDS, ka më shumë se 11.000 raste, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka rreth shtatë mijë të tillë.

Megjithatë, rritja e numrit të pacientëve nuk është e diskutueshme.

“Kohët e fundit, hasim në njerëz shumë të rinj të cilët janë të infektuar me virusin. Tani është rreziku më i madh për adoleshentët dhe të rinjtë se sa më parë”, tha Khamis në një intervistë për AP, duke shtuar se nuk posedojnë numrat e saktë, por rastet nga terreni sugjerojnë nevojën për reagim.

Në një konferencë të kohëve të fundit kushtuar AIDS-it, autoritetet fetare në këtë vend kërkuan destigmatizimin dhe ndalimin e diskriminimit kundër personave të infektuar me HIV.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit