OKB: Takimet e statutit të Sirisë kaluan “më mirë nga se pritej”

Mos i humb

I dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pederson, ka deklaruar se takimet fillestare të Komitetit Kushtetues të Sirisë kaluan “më mirë nga se pritej nga shumica”.

Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, Pedersen tha se bisedimet ecin me një fillim të mbarë, ndërsa theksoi se regjimi sirian dhe opozita janë pajtuar të vazhdojnë takimet në Gjenevë më 25 nëntor.

Komiteti Kushtetues i Sirisë është mandatuar nën procesin e Gjenevës të lehtësuar nga OKB-ja për të përgatitur dhe hartuar reformat kushtetuese drejt një zgjidhjeje politike në Siri.

Raundi i parë i bisedime filloi më 30 tetor me pjesëmarrjen e 150 anëtarëve.

Komiteti ka dy bashkë-kryetarë, ish-presidentin e Koalicionit Kombëtar të Opozitës Siriane, Hadi al-Bahra dhe Ahmed Kuzbari nga regjimi sirian, një avokat nga komiteti që hartoi kushtetutën e mëparshme.

Siria sapo ka filluar të dalë nga konflikti shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi u përplas me protestuesit pro-demokratikë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit