OKB thirrje për heqjen e imunitetit të diplomatëve për rastin Khashoggi

Mos i humb

Kombet e Bashkuara (OKB) kërkoi heqjen e imunitetit të konsullit të Arabisë Saudite në Stamboll dhe të punonjësve të konsullatës për zbardhjen e rastit të gazetarit saudit të Washington Post, Jamal Khashoggi.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, në deklaratën me shkrim, i bëri thirrje Arabisë Saudite që të zbulojë të gjitha informacionet në lidhje me “zhdukjen” dhe “ekzekutimin e mundshëm jashtëgjyqësor” të gazetarit saudit të Washington Post, Khashoggi.

Ajo tërheqi vëmendjen se nevojitet urgjentisht të hiqet imuniteti që rrjedh nga Konventa e Vjenës datuar në vitin 1963. “Sipas ligjit ndërkombëtar, zhdukja me forcë dhe ekzekutimi jashtëgjyqësor është një krim serioz, dhe imuniteti nuk duhet të përdoret për ndalimin e hetimit të incidentit të ndodhur dhe përgjegjësve”, ka shkruar ajo.

Bachelet i bëri thirrje Arabisë Saudite që të zbulojë të gjitha informacionet për rastin Khashoggi, ndërsa shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e arritur mes zyrtarëve turq dhe saudit për hetimin e konsullatës.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit