OKB, Turqia, Irani dhe Rusia diskutojnë komitetin për kushtetutën e Sirisë

Mos i humb

 

I dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se ka diskutuar me përfaqësuesit e Turqisë, Iranit dhe Rusisë formimin e një komiteti për të rishkruar Kushtetutën e Sirisë.

Bisedimet joformale u zhvilluan në ditën e dytë të raundit të dhjetë të bisedimeve të paqes për Sirinë në formatin e Astanës në Soçi të Rusisë.

Pas mbledhjes, Staffan de Mistura tha para gazetarëve se takimi ishte “i dobishëm”.

Më herët, regjimi dhe opozita siriane i paraqitën de Misturas një listë prej 50 kandidatësh për t’i përfaqësuar ata në komitet.

Përveç formimit të komitetit kushtetues, raundi i dhjetë i bisedimeve për Sirinë është fokusuar në situatën e fundit në zonat e deeskalimit në Idlib, kthimin e refugjatëve dhe lirimin e të burgosurve.

Javën e kaluar, regjimi filloi të tubojë forcat në jugperëndim të Idlibit në përpjekje për të sulmuar Malin Turkmen, rajon malor në veriperëndim të Sirisë, i cili po ashtu është pjesë e zonave të deeskalimit.

Idlibi është caktuar si çështje e rëndësishme gjatë takimit në Astana, pasi delegacioni turk pritet të theksojë rëndësinë e ruajtjes së regjimit të armëpushimit në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit