OKB vlerëson rolin e Indonezisë për krizën me Rohingya-t

Mos i humb

Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’d al-Hussein, ka diskutuar për gjendjen e komunitetit musliman Rohingya me presidentin e Indonezisë, Joko Widodo.

Pas takimit me dyer të mbyllyra, një zyrtar indonezian bëri të ditur se gjatë bisedës së tij me presidentin indonezian, shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së vlerësoi rolin e Indonezisë në dhënien e ndihmës për refugjatët Rohingya.

Sipas ministrit të të Drejtave të Njeriut, Yasonna Laoly, komisioneri al-Hussein poashtu tha se ai beson se Indonezia mund të udhëheqë dhe të ndërmjetësojë përpjekjet e rezolutës midis komunitetit Rohingya dhe Mianmarit.

“Indonezia është një nga vendet që Mianmarin e mirëpret me krahë të hapur”, tha Laoly.

Widodo dhe al-Hussein poashtu diskutuan gjerësisht mbi situatën në kampin e refugjatëve në Cox’s Bazaar në Bangladesh.

Widodo muajin e kaluar vizitoi Cox’s Bazaar-in për të dorëzuar 10.5 ton ndihma nga Indonezia. Ai tha se Indonezia ka qenë “e qëndrueshme” për të ndihmuar muslimanët Rohingya që nga shtatori i kaluar, kur dërgoi 34 ton ndihma ushqim, batanije dhe ilaçe.

Përveç kësaj, aleanca humanitare indoneziane si dhe disa agjenci të tjera humanitare, poashtu kanë ngritur kamp në vendbanimin.

Raportohet se al-Hussein tha se shpreson se Indonezia mund të veprojë si një model për botën, në përputhje me statusin e saj si demokracia më e madhe me shumicë muslimane.

Më shumë se 650 mijë refugjatë, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Mianmari që nga 25 gushti 2017 kur forcat e Mianmarit nisën një goditje të përgjakshme.

Pjesëtarët e komunitetit Rohingya, i përshkruar nga OKB-ja si pakica më e përndjekur në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

Sipas organizatës Mjekët pa Kufij, të paktën 9.000 muslimanë Rohingya u vranë në shtetin Rakhine të Mianmarit nga 25 gushti deri më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në një raport të dhjetorit, organizatat humanitare thanë se vdekjet e 71.7 për qind ose 6.700 muslimanëve Rohingya ishin shkaktuar nga dhuna. Ato përfshijnë 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

OKB-ja ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga personeli i sigurisë së Mianmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit