Operacion i gjerë i Policisë së Kosovës, mbyllen 22 “lokale të masazhës”

Mos i humb

Policia e Kosovës ka mbullur 22 lokale të masazhës.

Kjo u bë e ditur sot përmes një konference për media nga Policia e Kosovës, teksa u tha se kjo ndodhi pas një operacioni që do të zgjasë tërë vitin, raporton lajmi.net.

Nga ky operacion, nëntë persona kanë përfunduar në pranga.“Policia e Kosovës ka nisur një aksion që do të vazhdojë tërë vitin. Është bërë inspektimi i vendeve sensitive ku mund të ketë viktima të trafikimeve njerëzore, që fatkeqesisht po identifikohen në sallonet e masazheve” u tha në konferencën e Policisë së Kosovës.Të arrestuarit dyshohen për veprat penale, ‘detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Gjithatu u tha se kanë hasur në pesë punëtore nën moshën 18 vjeçare.

Policia e Kosovës realizoi operacionin në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit