Operacioni “Dega e Ullirit”, 1.485 terroristë të neutralizuar

Mos i humb

Që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë, janë neutralizuar gjithsej 1.485 terroristë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se në orët e fundit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, si rezultat i operacioneve ajrore dhe tokësore janë neutralizuar 46 terroristë, pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bën të ditur se gjithsej 1.485 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit i ndërmarrë nga TSK në rajonin Afrin të Sirisë, me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit