Operacioni Dega e Ullirit, çlirohen 4 fshatra në Afrin

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar edhe katër fshatra në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në terren, TSK dhe ULS kanë pastruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH fshatrat Baaj, Kafer Nabu, Bashufah dhe Burxh Hajdar, në kuadër të operacioneve në jug të qendrës së qytetit të Afrinit.

Ndryshe, më 18 mars, TSK dhe ULS morën kontrollin e qendrës së qytetit të Afrinit – zonës kryesore urbane të rajonit me të njëjtin emër – dhe të gjitha pikave në veri, lindje dhe perëndim të tij.

Afrini përbëhet nga qendra e qytetit dhe gjashtë qyteza, edhe atë Raxhu, Bulbul, Shejh Hadid, Xhinderes, Sheran dhe Mabatli./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit