Operacioni “Dega e Ullirit”, çlirohen edhe 7 fshatra në Afrin

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga terroristët fshatrat Kafr Rum, Kurt Kulak, Zellaka dhe Kifar Zeit në Afrin të Sirisë.

Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatrat Kafr Rum dhe Kurt Kulak pranë qytezës Sheran në verilindje të Afrinit, fshatin Zellaka pranë qytezës Xhinderes në jugperëndim të Afrinit dhe fshatin Kifar Zeit pranë qytezës qendër.

Më herët gjatë ditës janë çliraur edhe fshatrat Qorta, Babak Ushagi dhe Qasha pranë qytezës Bulbul, që gjendet në veriperëndim të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 171 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 135 fshatra si dhe 31 pika strategjike në Afrin.

YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qarkut që t’i përdorë si mburojë e gjallë.

Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet të kontrolluara nga regjimi i Bashar al Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit