Operacioni “Dega e Ullirit”, çlirohet një fshat nga terroristët në Afrin

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) çliruan fshatin Deir Ballut në perëndim të Afrinit, në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit”.

TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e PYD/PKK-së fshatin Deir Ballut që gjendet në jug të qytezës Xhinderes, në perëndim të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS deri më tani kanë çliruar nga organizata terroriste 47 pika, përfshirë një qendër qyteze, 30 fshatra, tre vendbanime rurale dhe 13 male ose kodra strategjike në pesë qyteza të Afrinit.

Ndryshe, më 20 janar, forcat turke nisën Operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e PYD/PKK-së.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit