Operacioni “Dega e Ullirit”, mbi 340 terroristë të neutralizuar

Mos i humb

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njofton se të paktën 343 terroristë anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it janë neutralizuar deri më tani në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, theksohet se vazhdon me sukes sipas planit operacioni “Dega e Ullirit”, i cili është nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 20 janar 2018 për sigurinë dhe stabilitetin në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë, si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëlla të rajonit.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në deklaratë theksohet se TSK është duke kryer sulme ajrore ndaj strehimoreve, pozicioneve, depove të armëve dhe pajisjeve të terroristëve, duke treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohet asnjë civil.

“Gjithsej 23 objektiva, si strehimore, depo të armëve dhe pika të armatimeve që i përkasin organizatave terroriste PKK/ KCK/ PYD-YPG dhe DEASH janë shkatërruar nga operacionet ajrore të kryera gjatë natës nga Forcat Ajrore të Turqisë. Të 13 avionët e përfshirë në operacion janë kthyer në mënyrë të sigurtë në bazat e tyre. Sipas informacionit të marrë nga rajoni deri më tani është përcaktuar se së paku 343 anëtarë të organizatave terroriste PKK/ KCK/ PYD-YPG dhe DEASH janë neutralizuar në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit'”, thuhet në deklaratë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit