Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 2.222 terroristë

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë që nga fillimi i operacionit “Dega e Ulliri” në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar në total 2.222 terroristë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve, anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.

Në deklaratë thuhet se që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë neutralizuar 2.222 terroristë.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili ka filluar më 20 janar të vitit 2018, është ndërmarrë nga TSK në Afrin të Sirisë me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit