Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 2.434 terroristë

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit “Dega e Ulliri” në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar në total 2.434 terroristë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve, anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.

Në deklaratë thuhet se që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë neutralizuar 2.434 terroristë.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili ka filluar më 20 janar të vitit 2018, është ndërmarrë nga TSK në Afrin të Sirisë me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

TSK dhe ULS pastruan nga terroristët dy fshatra në Afrin

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga terroristët fshatrat Hamelik dhe Ramadije në Afrin të Sirisë.

Sipas informacioneve nga gazetarët e AA-së në terren mësohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga YPG/PKK-DEASH fshatrat Hamelik dhe Ramadije pranë qytezës Xhinderes, në jugperëndim të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 122 pika, përfshirë një qendër qyteze nga pesë qyteza të Afrinit, 93 fshatra, gjashtë vendbanime rurale, 21 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit