Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 3.347 terroristë

Mos i humb

Gjatë operacionit “Dega e Ullirit” i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) më 20 janar në rajonin sirian të Afrinit, janë neutralizuar në total 3.347 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se edhe sot kanë vazhduar operacionet nga toka dhe ajri me qëllim të neutralizimit të terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it si dhe për të shpëtuar popullin mik dhe vëllazëror të rajonit nga presioni dhe persekutimi i terroristëve.

Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” ka arritur në 3347 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.

Operacioni “Dega e Ullirit” ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK në Afrin me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit