Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 3149 terroristë

Mos i humb

Gjatë Operacionit “Dega e Ullirit” i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) më 20 janar në rajonin sirian të Afrinit, janë neutralizuar në total 3,149 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se edhe sot kanë vazhduar operacionet nga toka dhe ajri me qëllim të neutralizimit të terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Gazetarët e AA nga terreni raportojnë se ushtria turke dhe forcat e opozitës siriane në 24 orët e fundit nga terroristët e YPG/PKK-DEASH çliruan disa fshatra.

Rajoni veriperëndimor sirian Afrin kufizohet me provincat turke Hatay dhe Kilis dhe kjo pjesë e kufirit nga java e fundit është plotësisht nën kontrollin e forcave turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, dje deklaroi se forcat turke çliruan pothuajse gjysmën e territorit që është pjesë e operacioneve në Afrin.

Operacioni në Afrin ka filluar më 20 janar, në përputhje me të drejtat e Turqisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, përkatësisht “e drejta për vetëmbrojtje”. Operacioni kryhet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit