Operacioni “Dega e Ullirit”, pastrohet edhe një fshat nga terroristët

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, kanë pastruar edhe një fshat në Afrin nga organizata terroriste PYD/PKK.
Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në rajon, bëhet fjalë për fshatin Arshali pranë qytezës Xhinderes në perëndim të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS deri më tani kanë çliruar nga organizata terroriste 53 pika, përfshirë një qendër qyteze, 35 fshatra, tre vendbanime rurale dhe 14 male ose kodra strategjike në pesë qyteza të Afrinit.

Ndryshe, më 20 janar, forcat turke nisën operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e PYD/PKK-së.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit