Operacioni “Dega e Ullirit” vazhdon ashtu siç është planifikuar

Mos i humb

Nga Shtatmadhoria e Turqisë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit që është filluar kundër objektivave terroriste në veriperëndim të Sirisë, Afrin, deri më tani janë shënjestruar 153 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, të cilat përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve, ndërsa Operacioni “Dega e Ullirit” vazhdon ashtu siç është planifikuar.

Në njoftimin e publikuar në ueb faqen e Shtatmadhorisë së Turqisë, rikujtohet se Operacioni “Dega e Ullirit”, është nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veriperëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e anëtarëve të organizatave terroriste.

Në njoftim më tej theksohet se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të Turqisë të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së.

“Objektivat e përcaktuara janë duke u neutralizuar me anë të mjeteve mbështetëse tokësore. Në këtë kuadër deri më tani janë shënjestruar 153 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, të cilat përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve, ndërsa Operacioni ‘Dega e Ullirit’ vazhdon ashtu siç është planifikuar. Në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, bunkerët, pozicionet, armët dhe pajisjet e terroristëve. Tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm”, thuhet në njoftim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit