“Operacioni i mundshëm nga Turqia në Afrin është e drejtë e ligjshme”

Mos i humb

Udhëheqësi i partisë opozitare turke, Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, tha se një operacion i mundshëm ushtarak nga Turqia në qytetin e rrethuar Afrin në Sirinë veriore është “e drejtë e saj e ligjshme”.

Duke folur para ligjvënësve të partisë së tij në Parlament, Bahçeli kritikoi vendimin e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të kundër DEASH-it për të formuar një forcë kufitare të sigurisë prej 30.000 personash me SDF-në, e cili është kryesisht i kontrolluar dhe drejtuar nga organizata terroriste PKK/PYD në Siri.

“SHBA-të po mbrojnë terrorin dhe terroristët në Siri. Ata qartë shkelin të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Bahçeli tha se Turqia duhet të veprojë me shpejtësi për të shkatërruar burimin e terrorizmit, duke shtuar se, “Përndryshe, një plan okupimi i Turqisë është axhenda e fshehtë e njerëzve të paturpshëm që janë mbledhur në kampin e armikut. Prerja e lidhjeve të korridorit terrorist me Detin Mesdhe duke hyrë në Afrin në fillim, duke treguar grushtin e hekurt të kombit turk dhe ndërhyrja e ligjshme ndaj terroristëve është e drejta jonë e ligjshme”.

Të shtunën, forcat turke të sigurisë goditën disa objektiva të PKK/PYD-së në Afrin për të parandaluar formimin e një “korridori terrorist” përgjatë kufijve të Turqisë.

“Afrin duhet të pastrohet. Në Manbij, burime të tjera, kampe terrori dhe zona terroriste duhet të shkatërrohen”, tha ai.

Komentet e kreut të partisë opozitare turke vijnë pas fjalimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku ai tha se Turqia përmes operacionit në Afrin do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit në kufijtë e saj jugor.

“Në ditët e ardhshme, me vullnetit e Zotit, ne do të vazhdojmë me Afrinin (operacionin), si pjesë e asaj që nisëm fillimisht me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’, për të pastruar terrorizmin nga kufijtë tanë jugor”, tha Erdoğan të dielën.

Operacioni në Afrin do të ndjekë operacionin e suksesshëm turk shtatë-mujor të operacioni “Mburoja e Eufratit”, i cili përfundoi në muajin mars të vitit 2017. Erdoğan poashtu tha se priste mbështetje nga aleatët në luftën e Turqisë kundër terrorizmit.

Të dielën, koalicioni ndërkombëtar lëshoi një deklaratë me shkrim në disa media, ku tha se po punonte me SDF-në për të ngritur dhe trajnuar një forcë siriane të mbrojtjes së kufirit.

Turqia gjatë ka protestuar përkrahjen e SHBA-ve për PKK/PYD-në, degën siriane të organizatës terroriste të PKK-së, si dhe krahun e saj ushtarak PYG, ndërsa Washingtoni e sheh atë si një aleat të besueshëm në luftën e saj kundër DEASH-it në Siri.

E listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe nga BE-ja, PKK ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vite.

Afrin, një rajon i Halepit pranë kufirit turko-sirian, është nën rrethim nga organizata terroriste PKK/PYD./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit