“Operacioni ushtarak në Idlib do të rrezikonte jetën e miliona njerëzve”

Mos i humb

 

Një operacion ushtarak në Idlib të Sirisë dhe zonat përreth do të rrezikonte jetën e të paktën tre milion civilëve, tha një zyrtar i OKB-së.

Në një deklaratë me shkrim, Panos Moumtzis, Koordinatori Rajonal Humanitar për Krizën e Sirisë, dënoi sulmet “e tmerrshme” ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Idlib dhe Halep gjatë fundjavës. Nga sulmet u vranë 116 civilë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

“Kjo dhunë ekstreme është tërësisht e papranueshme. Mbetem thellësisht i shqetësuar për sigurinë dhe mbrojtjen e miliona civilëve që jetojnë në këtë zonë”, tha ai.

Moumtzis më tej tha se çdo operacion ushtarak në zonë jo vetëm që do të rrezikonte jetën e miliona civilëve, por gjithashtu do të pengonte çdo përpjekje për të ofruar ndihmë humanitare në këtë zonë.

“Është e domosdoshme që të gjitha palët në konflikt dhe ata që kanë ndikim mbi ta të arrijnë një marrëveshje të vërtetë dhe gjithëpërfshirëse për të zgjidhur konfliktin në Siri në mënyrë paqësore, për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme të popullit sirian. Civilët nuk duhet të jenë shënjestër”, ka potencuar Moumtzis.

Ai më herët vuri në dukje se përkeqësimi i situatës në Idlib mund të shkaktojë që mbi dy milionë njerëz të shkojnë drejt kufirit me Turqinë, gjë që do të mund të ishte presion i madh mbi vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit