Opinioni final nga Venecia, reagon Meta: Konfirmoi qëndrimet e mia. Pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias. Në deklaratën e tij thuhet se opinioni përfundimtar konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës. Më tej theksohet se si asnjëherë tjetër opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.
Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.
Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:
Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e Presidentit.

Opinioni final i Komisionit Europian për Demokraci përmes ligjit (Komisioni i Venecias) u publikua sot dhe pas disa konkluzioneve, Venecia deklaron se është Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese që vendos. Ndërkaq shprehet gatishmëria për t’i ofruar ndihmë të mëtejshme autoriteteve në këtë çështje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit