Opozita braktis seancën, Basha: Shpresojmë që BE të miratojë negociatat, por qeveria ka dështuar!

Mos i humb

 

 

 

“Aspirata më e madhe e shqiptarëve ka qenë dhe është Europa. Përpara se të jenë të djathtë apo të majtë shqiptarët janë europian. Por Qeveria ka dështuar në përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave”.

Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend sa i përket rekomandimit të marrë për hapjen e negociatave.

“Realiteti është i jashtëzakonshëm dhe frymëzues. Ballkani është pjesa më e guximshme dhe largpamëse e BE. Europa e Bashkuar po tregon se është e vërtetë dhe e vendosur. Shpresojmë që këshilli ta miratojë edhe pse qeveria ka dështuar. Por qeveria jonë ka dështuar në përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave edhe pse vizioni i Kryeministrit vjen nga lindja dhe jo nga perëndimi. PD ka kërkuar me forcë në Europë hapjen e negociatave me BE. Sot për ne BE është edhe shpëtim nga katastrofa ekonomike dhe sociale. Sot nuk është momenti për festë, por reflektim për gjendjen ku jemi. Sot politikanët shqiptarë duhet të kuptojmë që rekomandimi mos mbetet vetëm një copë letre. Në Gjermani, Francë,Holandë etja ka pesimizëm sa i përket përgatitjes së Shqipërisë për negociata. Në muajt e ardhshëm duhet të jemi serioz. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet në vend, si kundër kontrollon median dhe ekonominë. Shqetësimi më i madh është kontrolli i Edi Ramës me drejtësinë”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, opozita ka braktisur seancës pas fjalës së Lulzim Bashës për integrimin.

Pas Lulzim Bashës e mori fjalën Taulant Balla, i cili tha se nuk ka opozitë që e braktis seancën një ditë pas marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit