Opozita kthehet në Kuvend, debate në komisione për koncesionet me PPP

Mos i humb

Partia Demokratike do të angazhdohet në jetën parlamentare vetëm për çështje sensitive për publikun, duke vendosur kështu një marrëdhënie të kushtëzuar.

Ky është një vendim i marrë nga grupi parlamentar i kësaj partie, e si për ta konkretizuar këtë, deputetët e djathtë morën pjesë në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua akti nomativ i buxhetit 2018 dhe propozimi i deputeteve të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi, për shtimin e fondeve për arsimin univeristar në buxhetin e këtij viti.

Projektligji nuk u votua, se për nisjen e një diskutimi të tillë duhet edhe mendimi i qeverisë, për shkak të efekteve financare që ka, mendim ky që nuk ka ardhur ende. Por, gjithsesi, amendamentet po shkojnë drejt rrëzimit.

Ndëkohë, përplasje të fortë mes palëve pati për miratimin e aktit normativ të buxhetit të 2018-s. Opozita e drejtoi debatin rreth koncesioneve.

Ministrja e re e Financave, Anila Denaj tha se koncesionet nuk janë objekt i diskutimit të aktit normativ.

Por, ishte ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, që tashmë drejton Komisionin e Ekonomisë, ai që zbuloi se ndryshimet në ligjin e koncesioneve nuk do të thonë që PPP-të nuk do të vazhdojnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit