Opozita maqedonase kërkon që propozimi për ndryshimet kushtetuese të kalojë në votim

Mos i humb

Grupi parlamentar i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka deklaruar se nuk do të mbështesë propozimin e qeverisë për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe apeloi që propozimi të kalohet në votim, që të vërtetohet se nuk ka mbështetjen e votës nga dy të tretat e deputetëve.

Seanca e 61-të në të cilën pika e vetme në rend të ditës është propozimi për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese u paralajmërua të fillojë në mesditë, mirëpo e njëjta ende nuk ka filluar dhe është në pritje. Shumica parlamentare, pa grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së ka gjithsej 72 deputëtë, ndërsa për të kaluar votimi nevojiten 81 vota nga gjithsej 120 deputetë aq sa i ka Kuvendi.

Antonio Milloshoski, deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në një konferencë për media në pres-qendrën e Kuvendit, tha se qeveria po zvarrit votimin në seancë.

“19 ditë pas referendumit po zvarritet të vendoset pika në rend të ditës dhe të votoohet, sepse shumica parlamentare është e vetdijëshme se për deputetët më i rëndësishë është vullneti i qytetarëve se sa presionet nga ana e pushtetit. Kërkojmë nga z. Talat Xhaferi, pa anulime shtesë, ta vendosë pikën në votim dhe të shohë shumica parlamentare se nuk ka shumicën e dy të tretave dhe se nuk ka kushte, por as mandat për të ngritur iniciativë për ndryshime kushtetuese”, deklaroi Milloshoski.

Në pyetjen lidhur me spekulimet se disa deputetët të VMRO-DPMNE-së do të mbështesin propozimin për ndryshimet kushtetuese, Milloshoski u përgjigj se, “Shumica parlamentare duhet ta vendosë propozimin në votim dhe vet do të shohë se vullneti i qytetarëve është më i zëshëm nga presionet ndaj ndonjë deputeti që të prononcohen ndryshe nga vullneti i qytetarëve”.

Ndryshe, debati për ndryshimit kushtetuese ka filluar që nga dita e hënë, ndërsa sot është në ditën e katërt, pas pauzës së ditës së djeshme. Këto ndryshime janë pjesë e Marrëveshjes me Greqinë, sipas të cilës shteti duhet të ndryshojë emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Propozimi për ndryshime dhe plotësime kushtetuese përmban disa pika, duke përfshirë shtesën “e Veriut” në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë, ndryshime në preambulën e Kushtetutës, garanci për kufijtë territorial të Maqedonisë, si dhe kujdes për qytetarët e Maqedonisë në diasporë dhe më gjerë.

Kujtojmë se pas mbajtjes së referendumit për pranimin e marrëveshjes me Greqinë dhe integrimin e vendit në BE dhe NATO, qeveria dhe opozita dolën me qëndrime të ndryshme. Qeveria kërkon që marrëveshja të ratifikohet në Parlament me dy të tretën e votave që aktualisht nuk i ka ose në të kundërtën zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa opozita nga ana tjetër kërkon të refuzohet marrëveshja me Greqinë ose të formohet qeveri teknike 100-ditore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në referendumin konsultativ të 30 shtatorit pjesëmarrja në votim ishte 36,91 për qind, prej të cilëve “për” votuan 91,46 për qind, ndërsa “kundër” 5,65 për qind. Që referendumi të kalonte me sukses, sipas ligjit, nevojitej pjesëmarrja e mbi 50 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit