Opozita përgatitet për zgjedhje; PD ndihmë britanike për të zgjedhur kandidatët

Mos i humb

Edhe pse është në bojkot parlamentar opozita po mendon per zgjedhjet. Dje Monika Kryemadhi tha se qershori mund të jetë edhe dita e zgjedhjeve të përgjithshme.

Ndonëse nuk ka një formulë përfundimtare se si do të shkohet në zgjedhje, PD dhe aleatët e saj po përgatitet për zgjedhjet. Një ditë më parë, LSI shfaqi pretendimin për të dalë me kandidatë të përbashkët, por nga selia blu ende nuk ka një qëndrim zyrtar.

Burime për Top Channel kanë bërë me dije se anëtarësia ka propozuar dhe ka nisur mbledhjen e disa emrave si kandidatë. Ndër to vihet re edhe prania e ish-deputetëve të kësaj partie.

Të shtunën do të mbërrijë edhe një përfaqësues i partisë konservatore britanike, që do të japë eksperiencën e tij për zgjedhjet lokale, por edhe ato të përgjithshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit