Opozita siriane mblidhet në një takim në Rijad

Mos i humb

Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad filloi takimi dy-ditor i delegacioneve të grupeve të opozitës siriane.

Qëllimi kryesor i takimit është bashkimi i grupeve opozitare dhe arritja e një qëndrimi unik për vazhdimin e procesit të bisedimeve paqësore nën ombrellën e OKB-së në Gjenevë.

Në takimin e parë i pranishëm ishte edhe shefi i diplomacisë saudite Adel al-Jubair, i dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë, Stephan de Mistura dhe 150 anëtarë të grupeve të opozitës siriane.

“Mbledhja u organizua në përputhje me konsensusin ndërkombëtar mbi domosdoshmërinë e gjetjes së zgjidhjes politike për krizën siriane. Zgjidhja është e pamundur pa një konsensus në Siri që do të përmbushë pritjet dhe t’i japë fund vuajtjeve të njerëzve në atë vend”, tha Al-Jubair.

I dërguari i posaçëm De Mistura shprehu shpresën se takimi i Rijadit do të kontribuonte në përgatitjet për rifillimin e negociatave në Gjenevë. Ai paralajmëroi se në Gjenevë do të diskutohet krijimi i një kushtetute të re siriane dhe formimi i një qeverie kalimtare që do të përfshinte të gjitha grupet.

Konferenca e opozitës siriane në Rijad zhvillohet vetëm disa ditë pas dorëheqjes së befasishme të Ryad Hijabit, kreut të Komitetit Negociator të Liderëve të Opozitës Siriane (HNC). Ky është organi kryesor përfaqësues i formuar nga opozita dy vjet më parë në Arabinë Saudite.

Lufta në Siri filloi në mars të vitit 2011, ndërsa edhe përkundër disa raundeve të bisedimeve të paqes në Gjenevë dhe Astana nuk arritën të sjellin paqe në atë vend./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit