Opozitarët e moderuar rimarrin nën kontroll rajonin strategjik Saraqib të Idlibit

Mos i humb

Provinca Saraqib që ndodhet në një pikë strategjike ku bashkohen rrugët tokësore M4 dhe M5 në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë pas konflikteve të ashpra me forcat e regjimit kaloi nën kontrollin e opozitarëve të moderuar (AA).

Opozitarët e moderuar mbrëmë në orët e vona të natës mbërritën në lagjet e jashtme të qendrës së provincës ndërsa në orët në vijim arritën të tejkalojnë vijat e forcave të regjimit.

Pas hyrjes në lagjet e jashtme të provincës, opozitarët e moderuar si rezultat i konflikteve që vazhduan deri në mëngjes morën kontrollin e të gjithë provincës.

Provinca Saraqib ndodhet në një pikë strategjike ku bashkohen rrugët tokësore M4 dhe M5 që lidhin qytetet më të rëndësishme të vendit.

Rruga tokësore M4 siguron lidhjen e Halepit dhe Hamas me Latakian ndërsa rruga tokësore M5 lidh me njëri-tjetrin Damaskun me Halepin.

Ndërkohë ushtria e regjimit të Bashar al-Asadit me mbështetjen e sulmeve të ashpra të avionëve luftarakë rusë dhe grupeve terroriste nën urdhrat e Gardës Revolucionare të Iranit morën nën kontroll rreth 20 fshatra ose vendbanime të ngjashme me fermat të cilat ndodhen në rajonin nën rrugën M4 në jug të Idlibit.

Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, me përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre. Dhe pas kësaj ato i intensifikuan sulmet në Idlib.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarrë në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 942 mijë persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit