Opozitarët sirianë thirrje OKB-së për “presion ndaj regjimit të Asadit”

Mos i humb

Gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në New York, delegacioni i Komitetit të Lartë të Negociatave (KLN) i cili përbëhet nga opozitarët sirianë kërkoi që të ushtrohet presion ndaj regjimit të Asadit për të marrë pjesë në negociatat në Gjenevë për tranzicionin politik.

Në një deklaratë me shkrim nga KLN thuhet se një delegacion i kryesuar nga Nasir Hariri dje në New York është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në deklaratën me shkrim thuhet se njëri prej zëdhënësve të KLN-së, Jahja Aridi, është shprehur se “KLN ka bërë thirrje për presion ndërkombëtar që regjimi të marrë pjesë në negociatat në Gjenevë. Delegacioni është shprehur qartë se kjo nuk do të ndodhë në takimin në Soçi, të cilin e planifikon të mbajë Rusia”.

“Procesi i Soçit mban rrezikun e uljes së rëndësisë së qëllimit të tranzicionit të përcaktuar në takimet e Gjenevës, deklaratën e Gjenevës dhe vendimin numër 2254 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Ekziston një proces politik dhe ky është në Gjenevë. Dhe kjo nuk po funksionon sepse regjimi po refuzon negocimin. Një proces paralel nuk do ta ndryshojë këtë të vërtetë dhe në fakt mban rrezikun e inkurajimit të regjimit dhe të lidhjes së tij me strategjinë ushtarake”, theksoi Aridi.

Raundi i 8-të i takimeve në Gjenevë ishte mbajtur mes datave 28 nëntor – 14 dhjetor dhe kishte përfunduar pa ndonjë zhvillim konkret. Delegacioni i regjimit kishte marrë pjesë me vonesë në takime dhe iu ishte shmangur negociatave për tranzicion politik./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit