Ballina Ndryshe Oqeanet po ngrohen më shpejt nga sa ishte parashikuar

Oqeanet po ngrohen më shpejt nga sa ishte parashikuar

23
0

“Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa është vlerësuar më parë, duke vendosur një rekord të ri të temperaturës në vitin 2018”, thotë një raport i botuar të enjten në revistën “Science”, i cituar nga “Radio Europa e Lirë”.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar me vite për rritjen e temperaturave globale dhe shkrirjen e akullit. Por, të enjten, ata njoftuan se kjo po ndodh më shpejt sesa parashikohej, pasi viti 2018 ishte një vit rekord sa i përket nxehtësisë për oqeanet.

Raporti i ri i botuar në revistën “Science”, me autorë shkencëtarët nga Kina dhe SHBA, thotë se oqeanët po ngrohen deri në 40 për qind më shpejt sesa kishte parashikuar një panel i Kombeve të Bashkuara pesë vite më parë.

Shkencëtarët thonë se nga kjo ngrohje janë dëmtuar shkëmbinjtë nënujor të koraleve, duke detyruar peshkun të gjejë ujëra më të thella dhe më të ftohta, e duke çrregulluar kështu ekosistemin nënujor.

Gazrat serë ngrohin ajrin dhe, sipas shkencëtarëve, ajo nxehtësi thithet nga oqeanet. Nuk ka shenja se ajo do të ngadalësohet. Në fakt, ata thonë se të dhënat për ngrohjen e oqeanit kanë shënuar rekorde pothuajse çdo vit, që nga viti 2000.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here