Orban: Fluksi i migracionit nuk mund të ndalet pa Turqinë

Mos i humb

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka përshëndetur rolin e Turqisë në trajtimin e çështjes së migracionit, duke deklaruar se Turqia është çelësi për të ndalur fluksin e migracionit në Evropë.

Gjatë adresimit të tij javor në radion kombëtare Kossuth, Orban çmoi vizitën e djeshme një-ditore në Hungari të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Orban tha se Hungaria do të jetë e sigurtë nëse Turqia dërgon refugjatët në Siri në vend të Evropës.

“Pa Turqinë, fluksi i migrantëve me miliona që drejtohen për në Hungari dhe Evropë nuk mund të ndalet”, theksoi Orban.

Ai rikujtoi se investitori miliarder George Soros kishte shkruar se Evropës i nevojiten një milion migrantë në vit.

“Fuqitë pro-migrantëve janë duke punuar për të larguar presidentin Erdoğan nga pozicioni i tij”, tha Orban.

Më tej Orban tha se “nëse nuk ka fuqi, stabitet dhe siguri në Turqi, kjo do të ndikojë që miliona migrantë të vijnë në Evropë dhe ta kthejnë në realitet ëndrrën e fuqive pro-migrantëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit