Orban: Qëllimi i Qeverisë “ruajtja e sigurisë hungareze dhe kulturës krishtere”

Mos i humb

Parlamenti i Hungarisë ka zgjedhur për herë të tretë me radhë, ndërsa gjithsej katër herë, Viktor Orban-in për kryeministër.

Partia “Fidesz” e Orbanit dhe partneri i koalicionit në zgjedhjet e 8 prillit fituan 133 nga 199 vende në parlament, që u mundëson shumicë të madhe për ndryshime kushtetuese.

Orban, për të cilin kritikët pohojnë se ka vendosur stil të vetin autokrat të qeverisjes që nga kthimi në pushtet në vitin 2010, është zgjedhur sot për kryeministër me 134 vota për dhe 28 kundër, ndërsa disa nga partitë opozitare bojkotuan seancën e Parlamentit.

Orban, i cili menjëherë pas votimit dha betimin, tha se qëllimi kryesor i qeverisë së tij do të jetë “ruajtja e sigurisë hungareze dhe kulturës krishtere”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit