Organizatat muslimane: Samiti në Bahrein, komplot kundër Palestinës

Mos i humb

Dhjetra organizata dhe shoqata muslimane në mesin e të cilave edhe Unioni Botëror i Dijetarëve Islam (IUMS) paralajmëruan se Samiti në Bahrein, që organizohet nga SHBA-të, paraqet një hap shumë të rrezikshëm kundër Palestinës.

Përfaqësuesit e 25 organizatave me këtë rast në Stamboll mbajtën një konferencë për media për të paralajmëruar për të gjitha dëmet dhe rreziqet e këtij samiti ekonomik i cili fillon sot.

Ata i bënë thirrje mbarë botës muslimane për të organizuar protesta kundër Samitit që do të mbahet në Manama, kryeqytetin e Bahreinit.

“Disa udhëheqës arabë në vend që të kundërshtojnë dhe të pengojnë këtë komplot, ata garojnë për t’iu shërbyer armiqve me anë të konferencave siç është Samiti i Bahreinit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i IUMS-së në Sudan, Mohammad Abdulkerim, duke lexuar para gazetarëve deklaratën e përbashkët.

“Palestina është tokë islame jo vetëm e palestinezëve, por e të gjithë komunitetit musliman. Prandaj, e gjithë bota islame duhet të veprojë për të shpëtuar Palestinën nga pushtuesi-cionist”, shtoi ai.

Po ashtu, në disa qytete palestineze të Bregut Perëndimor të pushtuar si dhe në Rripin e Gazës u mbajtën protesta kundër samitit ekonomik në Bahrein.

Propozimi për ndihmë ekonomike për Palestinën pa zgjidhjen e problemeve kryesore ekonomike, demonstruesit e konsiderojnë si komplot për të bërë plotësisht të parëndësishme çështjen palestineze.

Palestina ka hedhur poshtë propozimin paqësor amerikan dhe për këtë bojkoton Samitin në Bahrein, ku ekipi amerikan për procesin paqësor në Lindjen e Mesme shpreson që të marrë mbështetje rajonale financiare nga vendet arabe dhe pala izraelite.

Samiti ekonomik në Bahrein konsiderohet si hapi i parë drejt realizimit të planit të paralajmëruar të adminstratës së Donald Trumpit për paqe në Lindjen e Mesme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit