Organizoi sulm me acid ndaj 3-vjeçarit, shpallet fajtor babai

Mos i humb

Një baba është shpallur fajtor për organizimin e një sulmi me acid ndaj djalit të tij 3-vjeçar. Babai 40-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për të mbrojtur identitetin e djalit të tij, u dënua në mënyrë unanime nga një juri pas 9 orësh, në Gjyqin e Worcester CroWn.

Babai, u dënua së bashku me 5 persona të tjerë, të cilët u shpallën fajtor si pjesë e konspiracisë.

Adam Cech, Jun Dudi, Norbert Pulko, Jabar Paktia dhe Saied Hussini u shpallën fajtor për hedhjen e sprait me acid sulfurik ndaj djalit me qëllimin e vetëm dëmtimin. Hetimi doli në përfundimin se djali i vogël pësoi dëmtime serioze në fytyrën e tij dhe duar gjatë sulmit, në dyqanin “Home Bargains” në qytet. Pas sulmit në dyqanin “Home Bargains”, viktima dëgjohej duke thënë “më dhemb”, në mënyrë të vazhdueshme.
Worcester Acid Attack 763788

Nga ana tjetër e ëma dëgjohej duke bërtitur: “Çfarë i keni bërë fëmijës time?”.

Juria e gjykatës pretendon se babai, pas ndarjes me gruan në vitin 2016, organizoi një sulm seë bashku me disa persona të tjerë, për të fituar më shumë kontakte me djalin e tij për të vërtetuar se e ëma ishte e paaftë për t’u kujdesur për të. Djali që pas sulmit është shëruar dhe jeton me të ëmën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit