Oriz me perime

Mos i humb

Kur vjen puna tek pjatat e thjeshta dhe të shijshme, shumicës i shkon mendja tek orizi.

E pëlqyeshme dhe e dëshirueshme në tavolinë, kjo është receta që ju propozojmë sot.

Nevojiten:

▪ 200 g misër,
▪ 200 g bizele,
▪ 2 karota,
▪ 200 g oriz,
▪ spec i kuq,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ një degë kanelle,
▪ vaj,
▪ qepë.

Përgatitja:

Priteni karotën në kube dhe qiteni në tenxhere me ujë të valuar.

Pas pesë minutash shtoni misrin e ngrirë dhe bizelen, degën e kanellës dhe zieni 15 minuta.

Derisa perimet të zihen, në një tenxhere tjetër zieni orizin.

Në vajin e ngrohur fërgoni qepën, shtoni orizin e zier, perimet e kulluara, specin e prerë përsëgjati, kripën dhe piperin dhe të gjitha përzieni mirë./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit