Një person humb jetën dhe disa të tjerë lëndohen nga Orteku

Mos i humb

Një ortek në zonën Hohtürli mbi Kandersteg të Kantonit të Bernës, ka marrë me vete një grup personash që po shëtisnin nëpër borë. Për pasojë, njëri prej tyre ka humbur jetën.

Ai, fillimisht ishte nxjerrë ende i gjallë por me lëndime të rënda kështu që është bartur me helikopter në spital, ku, siç bëjnë të ditur autoritetet, pak më vonë ka ndërruar jetë.

Edhe në Tujetsch të Graubündenit dy persona të tjerë janë përfshirë nga një ortek të dielën, më 31 dhjetor 2017, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast, një grua 35 vjeçare nga Gjermania ka pësuar lëndime të rënda dhe vazhdon të jetë në gjendje kritike. Partneri i saj ka pësuar lëndime të lehta.

Për shkak të kushteve specifike klimatike, meteorologët dhe njohësit e terrenit i këshillojnë për kujdes të gjithë ata që dëshirojnë të ecin nëpër borë ose të skijojnë në zona të caktuara të Alpeve të Zvicrës./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit