OSBE/ODIHR: Në Shqipëri, mosbesim e polarizim mes partive

Mos i humb

Dy muaj përpara zgjedhjeve lokale, OSBE-ODIHR shpreh shqetësim për situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve ndikon në mungesën e besimit në procesin zgjedhor. Ne raportin për nevojën e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale theksohet se konfrontimi politik pezulloi reforma të rëndësishme në vend, përfshirë edhe reformën zgjedhore.

“Zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të zhvillohen në kontekstin e një një vendimi të pashembullt të deputetëve të partive opozitare që hoqën dorë nga mandatet e tyre. Zgjedhjet do të zhvillohen me një kuadër ligjor të pandryshuar megjithëse nuk përjashtohet fakti që disa ndryshime në legjislacion të bëhen përpara 30 qershorit. Reforma zgjedhore nuk u materializua në asnjë ndryshim ligjor, për shkak të mungesës së vullnetit politik. Si e tillë, shumica e rekomandimeve të ODIHR-it nga viti 2015 dhe 2017 mbeten të pazgjidhura. Shumica e bashkëbiseduesve të ODIHR në Shqipëri, nënvizuan një shkallë të lartë polarizimi dhe mosbesimi midis partive politike dhe politizim te institucioneve, të cilat mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e zgjedhesve.”

Duke marrë parasysh këto probleme dhe nga mungesa e ndjekjes së shumë rekomandimeve të mëparshme të ODIHR-it, përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet anëtare të OSBE-së që të dërgojnë në Shqipëri vëzhgues afatgjatë nga 22 vende anëtare dhe 250 vëzhgues afatshkurtër.

“Opozita ka refuzuar të emërojë kandidatët e saj në KQZ dhe KZAZ, duke sjellë çekuilibrim politik. Kjo ka ndikuar prej kohësh besueshmërinë e institucioneve të menaxhimit për shkak të perceptimit të politizimit të tyre. Na janë kërkuar vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet anëtare të OSBE-së, 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.”

Në raport, theksohet angazhimi i përfaqësueve të institucioneve shtetërore për marrjen e të gjitha masave, për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe për të pranuar rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit