Osmani: 17 shkurti i 2008-s është i pakthyeshëm dhe Republika e Kosovës është e përhershme

Mos i humb

Greqi/ Mbërrijnë 1.7 milionë maska dhe materiale ndihmëse kundër CoVid-19

Në Greqi kanë mbërritur 1.7 milionë maska dhe materiale ndihmëse kundër covid19. Fluturimi i kompanisë Aegian mbërriti në orët...

Sot testohen dhjetë mjekë të Llapit që patën kontakte me të infektuarit me COVID-19

10 mjekë e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë do të testohen sot për të parë nëse janë të...

Shefi i FBI-së: Do të punojmë për zbardhjen e fatit të ish-agjentit në Iran

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Chris Wray, ka thënë se kjo agjenci për zbatim të ligjit nuk do të dorë...

Në Qipron Turke shënohet vdekja e parë nga Covid-19

Në Qipron Turke është shënuar rasti i parë i vdekjes për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19). Në një...

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nder të 12-vjetorit të Pavarësisë.

Nën udhëheqjen e kryetares Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë.

Me këtë rast, në fjalimin e saj, Osmani, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton lajmi.net.

Osmani po ashtu, ka falënderuar të gjithë artistët, sportistët e studentët të cilët siç theksoi ajo, kanë bërë të flamuri i Kosovës të ngrihet në vendet ku nuk njihet pavarësia e shtetit.

Ajo tha se falë artistëve si Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj e Arta Dobroshi, është bërë e mundur që Kosovën ta njohin dhe ta duan.

Kryetarja e Kuvendit, falënderoi edhe sportistët e në veçanti xhudistët dhe futbollistët.

Osmani po ashtu ka falënderuar të gjithë shtetet që e ndihmuan Kosovën, por në veçanti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në fjalimin e saj, Osmani u zotua dhe bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë edhe më tutje.

Por, osmani po ashtu, u zotua se do të mbrohet çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës dhe se sipas saj, nuk do të ketë kthim mbrapa nga 17 shkurti i vitit 2008.

“Sot në 12-vjetorin e Pavarësisë duhet zotohemi se çdo ditë do të përpiqemi që ta forcojmë shtetin, sundimin e ligjit, mbrojtjen e lirive themelore njerëzore dhe jetë me dinjitet për të gjithë. Duhet të zotohemi sërish se do të mbrojmë çdo pëllëmbë të Kosovës sonë, të sigurojmë pacenueshmërinë e integritetit territorial e sovranitetit të vendit dhe që jo vetëm fjalët tona por edhe veprat tona të dëshmojnë se 17 shkurti 2008 është i pakthyeshëm dhe se Republika e Kosovës është e përhershme”, deklaroi ndër të tjera Osmani, raporton lajmi.net.

Në këtë seancë solemne, Osmani nuk harroi të falënderoj të gjithë policët dhe ushtarët e rënë në detyrë gjatë këtyre 12 viteve.

Ajo tha se është krenare që pjesëtarët e FSK-së, tashmë japin kontributin e tyre edhe nëpër akademitë më prestigjioze ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë, rritet në 112 numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar se katër persona të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19),...

Turqia, i vetmi vend që ndihmon Shqipërinë me materiale shëndetësore kundër Covid-19

Fundjavën e kaluar mbërriti në Rinas nga Stambolli me “Air Albania” një sasi e re prej 8 tonësh pajisje të mbrojtjes personale...

Turqi, rritet në 214 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka informuar se numri i vdekjeve në nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në...

Pendarovski: Shpresoj të gjejmë zgjidhje me Turqinë për respiratorët

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurise së Maqedonisë së Veriut, presidenti Stevo Pendarovski është shprehur se beson që vendi i tij do...

Para mesnatës hiqet taksa 100 për qind, fillon reciprociteti me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se sot është një ditë e veçantë pasi që nga sot taksa 100 për qind...