Osmani: Ne bëmë mrekulli diplomatike

Mos i humb

Universiteti “Nënë Tereza”, në Shkup ka organizuar mbledhje të simuluar të Këshillit Evropian (KE), në të cilën mori pjesë edhe zv/kryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Në mbledhjen e simuluar të KE-së ishin të përfaqësuara 28 shtetet anëtare të Bashkimin Evropian (BE) para të cilëve zv/kryeministri Osmani paraqiti argumentet e tij se pse Maqedonia e Veriut meriton të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Unë kisha mundësinë të argumentoj se pse ky vend e meriton fillimin e bisedimeve këtë vit dhe e argumentova në mënyrë autentike ashtu siç do të argumentoj në periudhën që vjen para vendeve anëtare, me të njëjtat emocione dhe me të njëjtin entuziazëm për shkak se vërtetë të gjithë e ndjejmë se ajo çfarë kemi bërë ne është thjesht një mrekulli diplomatike”, tha Osmani.

Ai shtoi se edhe në mbledhjen e simuluar u vërtetua se nuk mund të gjenden mangësi te Maqedonia e Veriut për të mos filluar negociatat duke shtuar se vendimi eventual i KE-së për të mos filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut, do të dëmtonte besueshmërinë e BE-së.

Përpos këtij aktiviteti, Osmani njoftoi edhe për realizimin e iniciativës së Sekretariatit për Çështje Evropiane të quajtur “Nëpërmjet dijes deri te kryeqyteti evropian”, ku do të shpërblehen esetë më të mira të studentëve të shkencave shoqërore pranë universiteteve shtetërore që kanë për temë BE-në dhe perspektivën anëtarësuese të Maqedonisë së Veriut, shkruan AA. Për studentët që do të shkruajnë esetë më të mira, Osmani tha se do të shpërblehen me një vizitë treditore në institucionet e BE-së në Bruksel.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit